Më 1 qershor 2025, në kuadër të Ditës Botërore të Prindërve, Federata e Paqes Universale – Shqipëri, në bashkëpunim me Këshillin Rajonal të Paqes në Tiranë, organizoi një aktivitet të veçantë me titull “Prindërimi dhe Trashëgimia e Vlerave Themelore.”

Ky aktivitet vuri në pah rolin e rëndësishëm të prindërimit në shoqëri dhe theksoi trashëgiminë shpirtërore që buron nga vlerat themelore të familjes.

Pjesë e programit ishte edhe ceremonia solemne e ndarjes së titullit “Ambasador për Paqe”, ku nëntë figura të respektuara nga e gjithë vendi u vlerësuan për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në ndërtimin dhe forcimin e familjeve të shëndetshme dhe të qëndrueshme në shoqëri.