Pak fjalë rreth Federatës së Paqes Universale
Kush jemi?
Federata e Paqes Universale është një organizatë joqeveritare që punon për promovimin e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë. Si pjesë e FPU-së në nivel global, me status këshillimor pranë Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së, Federata në Shqipëri angazhohet për zhvillimin e vlerave të përbashkëta morale, udhëheqjes bashkëpunuese në shërbim të paqes së qëndrueshme dhe për forcimin e mirëkuptimit ndërfetar.
Federata e Paqes Universale në Shqipëri u themelua më 30 tetor 2005, si pjesë e Federatës e Paqes Universale në nivel botëror, e themeluar më 12 shtator 2005. Aktiviteti themelues u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në praninë e rreth 3,000 pjesëmarrësve, përfshirë personalitete të shquara nga politika, feja, akademia, diplomacia dhe shoqëria civile. Në këtë ngjarje historike morën pjesë edhe themeluesit, Dr. Sun Myung Moon dhe Dr. Hak Ja Han Moon, të cilët u mirëpritën në nivel shtetëror nga udhëheqësit e shtetit shqiptar në atë kohë. Që nga themelimi i saj, Federata e Paqes Universale në Shqipëri ka punuar vazhdimisht për t’u bërë një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit në vend.
Misioni i Federatës së Paqes Universale është të ofrojë një nivel të ri udhëheqjeje, të përqendruar në shërbimin ndaj të tjerëve, që do të ndihmojë në rinovimin e Kombeve të Bashkuara përmes shembullit të sajRev. Son Mjong Mun, në eventin përurues me rastin e themelimit të Federatës së Paqes Universale, 12 shtator 2005
Titulli "Ambasador për Paqe"
Disa Statistika
Bazat e Edukimit të Paqes
Parimet Kryesore
Ndërvarësia
Njerëzit dhe kombet janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe përparimi arrihet përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së ndërsjellë
Prosperiteti i Përbashkët
Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia duhet të ndahen në mënyrë të drejtë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet
Vlerat Universale
Mbështetja e vlerave morale dhe etike që bashkojnë njerëzit, pavarësisht fesë, kulturës apo kombësisë.
Ndërvarësia
Njerëzit dhe kombet janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe përparimi arrihet përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së ndërsjellë
Prosperiteti i Përbashkët
Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia duhet të ndahen në mënyrë të drejtë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet
Paqja dhe Bashkëpunimi
Promovimi i paqes globale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të zgjidhur konfliktet pa dhunë.
Vlerat Universale
Mbështetja e vlerave morale dhe etike që bashkojnë njerëzit, pavarësisht fesë, kulturës apo kombësisë.
Dialogu Ndërfetar
Nxitja e mirëkuptimit dhe respektit mes komuniteteve dhe feve të ndryshme.
Shërbimi ndaj të Tjerëve
Udhëheqja e shoqërisë bazuar në përgjegjësi dhe shërbim për të mirën e përbashkët.
Në këtë kohë sfiduese, dëshira jonë mbetet e njëjtë. Përmes ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale, ne synojmë të realizojmë një familje të vetme njerëzore nën Prindin QiellorDr. Hak Xha Han Mun, në Marshimin e Paqes, 20 gusht 2020

